Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar rëndë, raporton ReportTv.
Aksidenti ndodhi në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të urës me harqe.
Mes personave të lënduar raportohet se janë 4 gra nga Kosova që udhëtonin bashkë me një prej makinave.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.