Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 40 mijë euro për blerjen e perdeve dhe tepisonave.
Ky tender është i ndarë në dy Lote. Me Lotin 1, parashihet furnizimi me gjashtë tepisona, teksa me Lotin 2, furnizimi me gjashtë palë perde, raporton Express
Para dorëzimit të tenderit, do të mbahet një vizitë në Kuvendin e Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme.
“Vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit. Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 10.10.2024 në orën 14 00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për informim më detal rreth furnizimeve cilat janë objekt I kontratës. Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është që me këtë rast t’u sqarojë operatorëve ekonomikë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e këtij furnizimi. Gjatë kësaj vizite, Kuvendi i Republikës së Kosovës (Autoriteti Kontraktues) do të mbajë procesverbal me shkrim”, thuhet në njoftimin për kontratë.