Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani sot është takuar me Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.
Në njoftimin e Facebookut bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është folur për sigurinë në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.
“Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s”.
“Gjeneralmajor Enriko Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij dhe për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim.