Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, mbrëmjen e së martës, autoritetet kanë realizuar arrestimin e një personi mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim nga policia.
Arrestimi është kryer bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata, si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm, transmeton klankosova.tv.
I kërkuari u ndalua sapo mbërriti në aeroport dhe, pas procedurave fillestare, u dërgua menjëherë në mbajtje.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarin, por pritet që rasti të trajtohet në përputhje me ligjet në fuqi.