Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot ka pasur një drekë pune me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.
Abdixhiku ka thënë se Beyer ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Kosovës.
“Si një mik i palëkundur i Kosovës, si një ndër kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Republikës sonë në katër mandatet paraprake në Bundestag e në secilin funksion brenda CDU-së. Takimet me të janë gjithmonë të veçanta.”
Kreu i LDK’së thotë se e ka njoftuar Beyer për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe “vizionin” e tij për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë dhe me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik.
“E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik.”