Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vrasje e dyfishtë në Fier

    10/09/2024 | 17:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dy persona raportohet të kenë mbetur të vrarë me armë zjarri këtë të martë në Roskovec të Fierit.

    Burime të Tv Klan bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurjan, në rrethana dhe për shkaqe momentalisht të panjohura.

    Viktimat janë Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, xhaxha e nip. Ndërsa autor i dyshuar i krimit të rëndë është Altin Kuka, 49 vjeç. Ky i fundit mësohet se është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit.

    “Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Altin Kuka. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Fierit në një informacion paraprak për mediat.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.