Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shok në Gjermani, 29 vjeçari shqiptar futet me thikë të madhe në stacion për të vrarë policë, thërret “Allahu Akbar”

    06/09/2024 | 17:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një 29 vjeçar shqiptar ka terrorizuar sot qytetin Linz am Rhein të Gjermanisë pasi me një thikë të madhe është futur në stacion të Policisë dhe ka kërkuar të vrasë policë gjerman, trasnmeton Gazeta Express.

    Siç raportojnë mediat gjermane, 29 vjeçari në vazhdimësi ka thirrur “Allahu Akbar” dhe ka dashur që të vrasë policët në stacion duke tundur hanxharin që mbante në dorë

    Prokurori i Përgjithshëm i Koblenz-it, Harald Kruse është i bindur për këtë dhe po heton “vrasje të mbetur në tentativë duke sulmuar komisariatin me hanxhar”.

    Siç shkruan gazeta Bild, shqiptari, i cili jeton në qytetin e vogël të Linzit (rrethi Neuwied/6500 banorë), kishte shkuar në këmbë drejt stacionit “Am Konvikt” të premten rreth orës 2:40 të mëngjesit.

    Kruse ka thënë se ai në stacion vazhdimisht ka bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe tha se “donte të vriste policët.”

    Hetuesia gjermane kanë thënë se pas këtij akti qëndron motivimi radikal islamik.

    “Hetimet fillestare kanë zbuluar prova të motivimit radikal islamik nga ana e të akuzuarit,” tha Prokurori i Përgjithshëm.

    “Si pjesë e kërkimeve të vazhdueshme në banesë, një flamur i organizatës terroriste jashtë shtetit “Shteti Islamik” u vizatua në një mur”, ka thënë Kruse.

    Shqiptari i arrestuar tashmë ndodhet në paraburgim dhe sipas fotografive nga stacioni policor, sulmuesi plagosur./GazetaExpress/

     

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.