Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    SBAShK-u takon Kusari-Lilën, kërkohet ngritja e koeficientit të pagave

    04/09/2024 | 15:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përfaqësuesit e SBAShK-ut janë takuar me shefen e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    SBAShK-u përmes një komunikate ka bërë të ditur se kryetari Rrahman Jasharaj në fillim të këtij takimi ka treguar për kërkesat dhe detyrat konkrete që kanë dalë nga takimi i 30 gushtit me kryetarët e kuvendeve komunale të sindikatave të universiteteve.

    Ai ka shtuar në kuadër të angazhimeve kanë dërguar kërkesë zyrtare kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci, që në mënyrë urgjente të ngritet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30  për qind

    Kjo, sipas SBAShK-ut duhet të vlejë që nga muaji shtator i këtij viti dhe të realizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kthimin e vlerës prej 0.5 për qind edhe për 15 vitet e para të përvojës së punës, përcjell Klankosova.tv.

    “Pas kësaj koordinatori për organizim të brendshëm, z. Ymer Ymeri, e ka njoftuar shefen e Grupit parlamentar, znj. Kusari Lila edhe me angazhimet e bëra lidhur me përgatitjen e draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit”.

    “Po ashtu, u diskutua edhe për nismën qytetare për mbledhjen e numrit të duhur të nënshkrimeve për t’ia drejtuar deputetëve që të bëhen përmirësime në ndryshimet e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, gjegjësisht që të kthehet pika 6 e nenit 8, e cila arsyeshëm ua njihte vitet e 90-ta si vite kontributpaguese, e po ashtu që si vite kontributdhënëse të njihet e tërë koha nga janari i vitit 1990 e deri në gushtin e vitit 2002, kur ka filluar të funksionojë Trusti Pensional. SBASHK ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të VV-së që ta votojnë këtë kërkesë, e po ashtu të ndihmojnë për dialog e negociim me MASHTI-n lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit”.

    “Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, ka kërkuar që çështja e iniciuar për Ligjin e Skemave Pensioanle të financuara nga shteti t’u dërgohet edhe me shkrim, duke u shprehur se do të angazhohen edhe për dialogun lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit. Në këtë takim është biseduar edhe për çështje të tjera në arsimin e Kosovës. Në këtë bashkëbisedë, kontribut kanë dhënë edhe deputetet znj. Arjeta Fejza, znj. Arjeta Rexhepi dhe deputeti Ardian Gola”, thuhet në komunikatën e kësaj sindikate.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.