Policia ka konfirmuar se ka ndodhur një përleshje mes tifozëve në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, të cilët edhe janë gjuajtur mes vete me mjete të forta.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Klankosova.tv tha se janë lënduar dy prej tifozëve, derisa janë arrestuar pesë të dyshuar.
“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç’rast janë lënduar 2 prej tyre”.
“Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”, thuhet tutje në konfirmim.