Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Osmani: Kosova e para në rajon për demokraci e sundim të ligjit, por mos të ndalemi

    13/09/2024 | 09:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas marrjes së çmimit “M100 Media Aëard” është shprehur se kjo tregon se bota vërtetë vlerëson lidershipin e bazuar në vlera
    Osmani u shpreh se ky çmim është inkurajim për të, siç tha ajo për të vazhduar të përfaqësojë popullin e Kosovës, duke u bazuar në vlerat e integritetit.
    Në këtë koment kur i gjithë kontinenti ynë po përballet me shumë sfida, është shumë me rëndësi që të qëndrojmë të bashkuar mbi vlerat të cilat e kanë karakterizuar popullin tonë për dekada, madje edhe me shekuj, shumë para se të ekzistonte Bashkimi Evropian dhe mbi këto vlera, edhe të ndërtojmë hapat tonë përpara”

    Kjo tregon se bota vërtetë vlerëson lidershipin e bazuar në vlera, bota vërtetë vlerëson lidershipin e bazuar në karakteristikat që qëndrojnë në vet themelet edhe të Bashkimit Evropian edhe të shteteve demokratike të cilat neve na kanë ardhur në ndihmë në momentet më të rënda dhe qëndrojnë pranë nesh edhe sot përderisa bëjmë hapa përpara dhe në të njëjtën kohë natyrisht është një inkurajim për mua që të vazhdoj të përfaqësojë popullin e Kosovës, duke u bazuar në vlerat e integritetit, gjithnjë duke marrë për bazë vetëm interesin e tyre”, tha ajo.

    Osmani u shpreh se Kosova është e para në rajon për demokraci e sundim të ligjit, por u shpreh se nuk duhet ndalur, por duhet vazhduar me shumë punë.“Kosova vërtetë është shembull i këtyre vlerave të cilat janë ndërtuar me shumë mund, mirëpo sot kanë një bazament shumë të fortë dhe është me rëndësi që përderisa e dijmë të gjithë që Kosova është e para në rajon edhe sa i përket demokracisë, edhe sa i përketë sundimit të ligjit, që ne mos të ndalemi, mos të vetmjaftohemi, por të vazhdojmë edhe me shumë më shumë punë, në hapa përpara në mënyrë që ta zëmë vendin tonë të merituar brenda familjes euroatlantike”, u shpreh tutje presidentja Osmani.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.