Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nagavci: Edukimi në fëmijërinë e hershme, tregues kyç i shëndetit dhe ekonomisë së një vendi

    05/09/2024 | 10:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se edukimi në fëmijërinë e hershme, është tregues kyç i shëndetit dhe ekonomisë së një vendi, ndërsa e konsideron edhe si faktor thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm.

    Në lansimin e Skemës së Kuponëve “Mbështetje për pjesëmarrjen e fëmijëve të cenueshëm në shërbimet e kujdesit dhe fëmijërisë së hershme”, që financohet nga Fondi i Mësimit të Hershëm i Bankës Botërore, Nagavci ka thënë se kjo ditë shënon një etapë të rëndësishme në punën drejtë ofrimit të shërbimeve në fëmijërinë e hershme.

    “Jemi bashkërisht në këtë ditë kur po shënojmë një etapë të rëndësishme në punën drejtë ofrimit të shërbimeve në fëmijërinë e hershme, e cila prek drejtpërdrejt jo vetëm fëmijët dhe i ndihmon ata në zhvillimin e tyre në të ardhmen por edhe familjet dhe shoqërinë në zhvillimin e saj. Po fillojmë një fazë të re, një risi e cila ka potencialin të ketë rezultate konkrete dhe të dukshme brenda një periudhe të shkurtër, duke u shtrirë tek të gjitha familjet e reja që kanë nevojë për mbështetje institucionale”, ka thënë Nagavci, teksa përmend edhe miratimin e Ligjit për Fëmijërinë e Hershme, të miratuar në Kuvend.

    “Zotimet tona që nga marrja e mandatit janë bërë pjesë e programit qeverisës dhe bashkëpunimi ndërsektorial në të gjitha instancat relevante po ashtu edhe bashkëpunimi me agjencitë, organizatat dhe partnerët tanë, andaj edhe me ritme intensive të punës, miratuam në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Fëmijërinë e Hershme, një ligj ky që u pasua në hulumtime dhe raporte që dëshmojnë që sa më herët që fillon edukimi dhe përfshirja e fëmijëve në edukimin e tyre, aq më të suksesshëm bëhen edhe individët kur të rriten. Në mes të vlerësimeve, ishte edhe vlerësimi nga organizatat ndërkombëtare e cila konsideron që edukimi në fëmijërinë e hershme si tregues kyç të shëndetit dhe ekonomisë së një vendi dhe si faktor thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh Nagavci, raporton Ekonomia Online.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.