Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    MAShTI do të ndajë 100 bursa për drejtimet deficitare dhe teknike në shkollat e mesme

    03/09/2024 | 09:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do t’i ndajnë 100 bursa për studentët drejtimet deficitare dhe ato teknike.

    Sipas Nagavcit, bursat do të ndahen me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës.

    “Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025”.

    “Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, shkroi Nagavci, transmeton Klankosova.tv.

    Më poshtë gjeni drejtim për të cilat do të ndahen bursat:

    Drejtimet deficitare:

    -Zhvillues i aplikacioneve softuerike

    -Instalues elektrik

    -Agrobiznes

    -Automekanik

    -Asistent i turizmit dhe udhëtimeve

    -Përpunim druri/Zdrukthëtar

    -Hortikulturë

    Drejtimet teknike:

    -Metalpunues

    -Instalues elektrik

    -Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit

    -Automekanik

    -Teknologjia e riciklimit

    -Teknik i sistemeve të TIK-ut

    Konkursi do të jetë i hapur prej 02.09.2024 deri 02.10.2024.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.