Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ky është 40-vjeçari që u plagos rëndë në Mitrovicë

    20/09/2024 | 12:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

    Viktima është 40-vjeçari, F.Zeqiri, cili është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Në drejtim të 40-vjeçarit nga Vincari, janë shkrepur gjashtë plumba dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas shpinës së tij.

    Kështu ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

    “F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij. Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndërkaq, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës

    Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri, viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.