Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me situatën në ndërmarrjen “Trepça”, raporton Express.
Shala e pyeti Ministren për gjendjen në këtë ndërmarrje. Rizvanolli tha se Trepça është duke prodhuar me një kapacitet në rritje krahasuar me muajt e kaluar. Ajo shtoi se Bordi dhe menaxhmenti i ri kanë përpiluar planin për uljen e shpenzimeve, që përfshin edhe largimin nga lista e pagave të punëtorëve që s’;’janë paraqitur në punë me muaj e vite, raporton Express

