Përfaqësuesja e Rumanisë ka ndërprerë stërvitjet një ditë para ndeshjes me Kosovën pasi në stadium është hedhur një mjet tymosës.
“Ka pasur shqetësim dhe futbollistët janë kthyer në zhveshtore për arsye sigurie”, thuhej në raportimin e mediumit rumun “golazo.ro”.
Sipas këtij mediumi, jashtë fushës janë dëgjuar edhe daullet.
Të premten Kosova do të përballet me Rumaninë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndërkaq, më 12 shtator të vitit 2023 ndeshja Rumani – Kosovë e zhvilluar në Bukuresht, ishte ndërprerë për 50 minuta për shkak të shpalosjes së pankartave kundër Kosovës dhe thirrjeve “Kosova është Serbi” nga tifozët ultras të Rumanisë.