Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gaxheri kritikon Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit: “Nga atje bënin marketing, irrituese, gërrditëse”

    05/09/2024 | 23:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës sa i përket çështjes së hapjes së urës mbi lumin Ibër.

    Gaxheri tha se mënyra se si kanë bërë “marketing” çdo ditë në veri është “irrituese e shumë gërrditëse”.

    “Fatkeqësisht ka një heshtje për hapjen e urës, një herë patë një marketing që e bënin atje çdo ditë prej ministrave që ishin irrituese, shumë gërrditëse mënyra se qysh vepronin. Sepse, hapja e urës është legjitime, hapja e saj duhet me ndodhë”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

    Sipas saj, çdo veprim i Qeverisë në veri janë lojëra elektorale që i bëjnë dëm Kosovës.

    “Por, të veprosh kështu kur ne i dimë specifikat tona, i dimë problemet tona, por të veprosh kështu për ta shitë në opinion për të marrë një grusht votash, kjo është e papranueshme. Këto janë lojëra elektorale, kanë të bëjnë në dëm të Kosovës”, deklaroi Gaxherri.

    “Ura ka me u çelë e duhet me u çelë, por edhe Kurti e dinë se qysh duhet me u çelë”, shtoi ajo.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.