FC Vushtrria ka prezantuar përforcimin më të ri në ekip, mbrojtësin e krahut, 21-vjeçarin Erdin Dushi.
Dushi, i lindur në Vushtrri, së fundmi ishte pjesë e KF Trepça ’89 dhe ka luajtur më parë për ekipe të njohura si FC Prishtina dhe KF Drenica. Si një talent me perspektivë, klubi beson se ai do të sjellë forcë të re në repartin e mbrojtjes.
“Le t’i japim Erdinit një mirëseardhje të ngrohtë në klubin e Gladiatorëve,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Me këtë përforcim, FC Vushtrria synon të forcojë pozicionin e saj në ligë dhe të arrijë rezultate sa më të mira në sezonin e ardhshëm.