Një stom i lënë pas asfaltimit të rrugës alternative në fshatin Nadakoc po u shkakton dëme mjetëve të mëdha siç janë kombi-busët.
Një nga kompanitë që operon në këtë linjë është ankuar se autobusi i tyre ka pësuar dëme përshkak se kompania punuese e ka lënë të panivelizuar një stom në mes të rrugës në Nadakoc të Vushtrrisë. Një rrugë kjo e përkohshme përshkak të punimeve në kanalin nën-tokësor në këtë pjesë.
Kompania, emër i njohur për redaksinë, ka dërguar edhe foto duke pasqyruar dëmet që janë shkaktuar përshkak të mos-nivelizmit, e që sipas tyre përshkak të peshës mjetet si tyre po pësojnë dëme.