Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime

    16/09/2024 | 09:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një njoftim ka arritur në adresat elektronike të disa prindërve mbi nevojën për verifikime shtesë për fëmijët e tyre, ashtu që shtesat nga ana e qeverisë të vazhdojnë për ta.

    Shtesat që ekzekutivi ka dhënë për fëmijët janë mirëpritur nga prindërit që nga kumtimi i lajmit.

    Por, që kur ato u rriten muajin e kaluar, prindërit kanë filluar të pranojnë njoftime në llogaritë e tyre në e-Kosova se për vazhdimin e pranimit të mjeteve financiare duhen verifikime shtesë.

    Njëra nga prindërit e shumtë që ka vizituar Njësinë 1 të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, me disa dokumente të kërkuara për vazhdimin e shtesave thotë se vërtetimi se janë nxënës, kopja e letërnjoftimit, kopja e faturës së energjisë elektrike janë vetëm disa nga dokumentet e kërkuara për atë që janë cilësuar si “verifikime shtesë”.

    Por personi në fjalë thotë se për procesin ka mungesë informimi e njëherit, edhe telashe.

    “Njoftimin e kam marrë te shkolla, më treguan prindërit. Më thane këto dokumente duhet t’i kem dhe t’i sjell këtu, tek “Qafa”. Më thanë që nëse nuk i dorëzoj, më ndalen shtesat e fëmijëve, me fjalë të prindërve, s’di diç tjetër. Sot më erdh edhe mesazhi në e-mail. S’kam diçka tjetër. Punë na nxorën, prita te drejtoresha më shumë se një orë tek drejtoresha për vërtetimin, mandej edhe faturë të rrymës u desht të merrja, letërnjoftimin fotokopje. Tash po më thonë se duhem të shkoj në Breg të Diellit”, deklaroi prindi në fjalë për Dukagjinin.

    Njësoj u shprehen prapa kamerave edhe prindër të tjerë të cilët thonë se nuk patën informata të mjaftueshme për procesin.

    Të tjerë thonë se kjo u bë si shkak i ndërrimit të vendbanimeve e megjithatë, informata mbi këtë nuk kanë dhënë nga Qendra për Punë Sociale.

    Nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë nuk kanë dashur të deklarohen rreth procesit, gjersa kanë theksuar se luajnë rolin ndërmjetësues ndërmjet Ministrisë së Financave dhe qytetarëve.

    Ndërkaq, ata shprehen se interesimi gjatë këtyre ditëve, ka qenë i lartë.

    Televizioni ka pyetur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale por e njëjta, ka thënë se përgjigjet duhet t’i jap Ministria e Financave.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.