Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u takua sot me banorët e fshatit Stanoc i Epërm, të cilët më herët kishin protestuar paqësisht, duke kërkuar ndërtimin e një rrethrrotullimi në autostradën Prishtinë-Mitrovicë, te vendi “Zenovitë”, dhe një mbikalim në lagjen “Cakaj”.
Banorët shprehën shqetësimin se pa këto ndërhyrje do të mbeten të izoluar, ndërsa fëmijët e tyre janë të rrezikuar nga mungesa e një mbikalimi. Ata kërkuan një takim të përbashkët me Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për zgjidhjen e çështjes.