Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Asamblisti i LDK-së akuzon Bulliqin se po përdor Policinë për të arrestuar njerëz që mendojnë ndryshe

    13/09/2024 | 17:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, është lajmëruar në profilin e tij në “facebook” pas përplasjes që ka pasur me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, gjë për të cilën edhe është ndaluar nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

    Rrahmani duke folur për incidentin e ndodhur në sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës, ka thënë se janë të papranueshme dhe shton se as vetë nuk e ka menduar që pas më shumë se dy dekadash liri do të përballet me një situatë të tillë.

    Megjithatë ai thotë se në vendin e punës, përballet me ata që duan të mashtrojnë e manipulojnë, duke përmendur kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, që sipas Rrahmanit tentoi ta kontrabandojë vullnetin e qytetarëve.

    “Por, përtej këtyre, unë jam Ekrem Rrahmani që me besimin e dhënë përmes votës, elektorati i LDK-së, qytetarët e Podujevës më besuan të jem zëri i tyre përfaqësues në Kuvendin Komunal. Secili që më njeh e di që në secilin ambient ku veproj përballem me ata që duan të mashtrojnë e manipulojnë, e lëremë kur një i zgjedhur për kryetar komune tenton ta kontrabandojë vullnetin e qytetarëve të Podujevës duke marrë peng kuvendin dhe trupat e saj”, ka shkruar Rrahmani.

    Asamblisti i LDK-së thotë se është e rrezikshme dhe e papranueshme mënyra se si kryetari i Podujevës po provon të mbajë peng punën e Kuvendit Komunal duke arrestuar njerëz vetëm pse e thonë të vërtetën.

    “Është e papranueshme, e rrezikshme dhe neveritëse mënyra se si Bulliqi tenton të mbajë peng punën e kuvendit duke përdorur mekanizmat e shtetit për të arrestuar njerëz vetëm pse ia thonë në sy të vërtetën që mendojnë e shprehen ndryshe, e sidomos ata që për këtë punë kanë marrë mandat nga qytetari”, ka shkruar tutje ai.

    Rrahmani ka akuzuar kryetarin e Podujeës për pazare të ulëta dhe tradhti.

    “Unë Ekrem Rrahmani, deklarohem se ASNJËHERË, ASKUSH nuk mund të më ndal për të përfaqësuar drejt, me dinjitet e ndershmëri votuesin tim. Unë asnjë ditë të mandatit tim nuk do të hesht përballë një kryetari skandaloz që me pazare të ulëta e me tradhëti ka ardhë në atë pozitë dhe me format e njëjta po e ushtron atë detyrë sot e kësaj dite”, ka shkruar asamblisti i LDK-së./Express/

     

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.