Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Arrestohet anëtari i VV-së në Podujevë pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së

    16/09/2024 | 18:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekretari i saj, Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

    Për rastin sot është arrestuar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

    Sipas sinjalit i arrestuar është: Rinor Hajrullahu, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Shpejtim Bulliqit, kryetarit të komunës së Podujevës.

    Hajrullahu e ka sulmuar Latifin derisa ishin në një lokal. Ky i fundit e ka lajmëruar rastin në Polici.

    Zyrtarët policorë menjëherë pasi e kanë pranuar informatën kanë nisur hetimet për rastin dhe sot e kanë arrestuar Hajrullahun si të dyshuar për ‘kanosje’.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndryshe, për rastin ka reaguar mbrëmë vonë dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

    Në reagimin e saj thuhej se incidenti ka ndodhur pa ndonjë problem paraprak.

    Sipas kësaj dege, pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar.

    “Ai për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhej ndër të tjera në reagim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.