Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ardian Gjini: Serbët e veriut janë duke e luajtur skenarin e Kosovës të viteve ’90

    07/09/2024 | 09:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës, ka thënë se serbët e veriut të Kosovës janë duke e luajtur skenarin e njëjtë të cilin e ka shfrytëzuar Kosova gjatë viteve të 90-të për t’u çliruar nga Serbia.

    Gjini ka thënë se tash për tash dallimi i vetëm mes Kosovës e Serbisë është që Kosova nuk është duke ushtruar dhunë ndaj serbëve.

    “Kosova nuk është duke përdorur dhunë por është duke e lënë shijen e njëjtë edhe pse materia nuk është e njëjtë. Kosova rrezikon me krijua rrethana në të cilat nevoja për më shumë autonomi për komunitetin serb me u dok reale ose shumë më e nevojshme sesa është dukur në vitin 2004 ose 2007 ose 2008. Edhe në vitet 90 kemi pasur institucione paralele, në kohën e Millosheviqit, edhe atëherë atij i kanë bërë presion që mos me i mbyll ato institucione, të gjithë e kanë të qartë që ishin jo legale, por komunitet pakicë nuk guxojnë me ekzistua pa ndërthurje institucionale që ata e dëshirojnë. Por po ia kujtoj bashkëqytetarëve të mi që në vitet e 90 kemi pasur institucione paralele. Serbët e veriut janë duke e luajtur “play bookin” e Kosovës të viteve të 90, është e njëjta situatë nëse i vendos thjerrëzat e dikujt që shikon nga jashtë”, ka thënë Gjini në Paradoks.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.