I njohur si një lojtar tejet vetëmohues në fushë duke dhënë kontribut maksimal Kollari është ndër lojëtarët që nuk kursejnë asgjë për të arritur fitoren për ekipin e vendlindjes së tij.
Kjo ka bërë edhe Kollari të pësoi lëndime në një nga ndeshjet ku është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike. Fatmirsisht siç ka njoftuar vet ai, ka përfunduar me sukses operimin në gjurin e këmbës së djathtë.
Kollari ka falënderuar klubin, trajnerin ,dhe familjen që i qëndruan pranë.
“Fal ZOTIT operimi përfundoj me sukses në gjurin e këmbës se djathtë. Respekt për Dr.Qerim Kida dhe stafin e tij për kujdesin e shtuar.
Faleminderit nga zemra për të gjithë ju e në veqanti Klubit tim FC Vushtrria trajnerit Armend Dallku dhe familjes për perkrahjen e vazhdueshme.❤️” ka shkruar Kollari.