Sot ka ndodhur një aksident tragjik në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në afërsi të Dobërllukës. Në aksident u përfshinë një kamion dhe një veturë, ku për fat të keq, shoferi i veturës humbi jetën.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti, i cili deklaroi se aksidenti ishte me fatalitet dhe shoferi i veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

