Vushtrria ka arritur të mar tri pikët e para si vendas në këtë edicion me një ndeshje që dhuroi emocion e spektakël në tribuna përgjatë nëntëdhjetë minutave lojë. Golin e parë të takimit e shënoi Daut Maxhuni në minutën e 15-të, ndërsa rezultatin për mysafirët e barazoi Uvejs Bunjaku, pak më vonë për mysafirët shënoi edhe Harbin Reçica për epërsinë e pjesës së parë prej 2:1 për FC Kikën.
Vushtrriasit hyn me këmbëngulje në pjesën e dytë duke kërkuar barazimin të cilën e arritën përmes Erjon Morinës në minutën e 85-të, për të vazhduar lojën eofensive edhe në pjesën e kohës shtesë ku arritën të shënojnë përmes Statovcit për rezultatin final 3:2.
Ndeshja është shquar për përkrahje fer dhe sjellje shembullore si të tifozëve poashtu edhe të shikuesve në tribuna.