Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tre persona akuzohen se mashtruan për punësim në bazat ushtarake amerikane, përfituan 80 mijë euro

    26/08/2024 | 16:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi” kundër dy burrave dhe një gruaje.

    Sipas aktakuzës, viktimat ishin mashtruar se do t’iu siguroheshin kontrata pune në bazat ushtarake amerikane në Irak, Afganistan dhe Poloni.

    Të akuzuari N.L dhe K.H sipas prokurorisë, kështu kanë përfituar rreth 80 mijë euro, pasi që viktimave iu kanë kërkuar vlera nga 3 mijë deri në 6 mijë euro.

    “Të dëmtuarit i’a dorëzojnë qoftë me para të gatshme apo përmes transfereve bankare dhe pavarësisht që të njëjtit presin me muaj të tërë, kontratat e punës nuk arrin të i siguroj asnjëherë, si dhe të hollat nuk u’a kthen”, shkruan në kumtesë, raporton Klankosova.tv.

    N.L, sipas aktakuzës, u ndihmua edhe nga gruaja e tij K.L, e cila akuzohet se derisa burri i saj nuk ka qenë në Kosovë, ajo është takuar me disa nga të dëmtuarit ku edhe ka pranuar shuma të të hollave nga 3 mijë deri në 6 mijë euro.

    Sipas prokurorisë, e akuzuara pastaj këto shuma të të hollave ose i ka deponuar në llogarinë bankare të burrit të saj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.