Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Subvencionimi i librave shkollorë, rrjedhin të dhënat personale të aplikantëve në Mitrovicë

    29/08/2024 | 14:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Agjencia për Informim dhe Privatësi ka thënë se është njoftuar që në platforma të ndryshme të komunikimit po qarkullon një dokument me të dhëna personave të qytetarëve qe kanë aplikuar për t’u subvencionuar për tekstet shkollore.

    AIP shton se bëhet fjalë se në këtë dokumet janë të dhënat personale të aplikuesve (kryesisht prindërit) dhe të dhënat e fëmijëve të tyre, të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut.

    “Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) informon publikun dhe të gjitha palët e përfshira se ka pranuar një njoftim mbi qarkullimin, në platforma të ndryshme të komunikimit, të një dokumenti që përmban të dhëna personale të qytetarëve që kanë aplikuar për subvencione për libra shkollorë. Në këtë dokument janë të dhënat personale të aplikuesve (kryesisht prindërit) dhe të dhënat e fëmijëve të tyre, të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut.”

    Ky dokument po q arkullon në grupet e prindërve me qëllim të verifikimit të aplikimit

    AIP ka bërë thirrje te qytetarët që kanë qasje në këtë dokument të mos e shpërndajnë apo publikojnë atë sepse përbën shkelje të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    “Ky dokument është duke qarkulluar në grupet e prindërve me qëllim të verifikimit të aplikimit. Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe për të siguruar përputhshmërinë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia i bënë thirrje që: Asnjë individ apo institucion që ka qasje në këtë dokument nuk duhet ta shpërndajë apo të publikoj më tej këtë dokument me këto të dhëna personale të qytetarëve. Përhapja e mëtejshme e këtij dokumenti përbën shkelje të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mund të rezultojë në pasoja ligjore.”

    “Të gjithë individët dhe institucionet që posedojnë një kopje të këtij dokumenti janë të obliguar ta fshijnë/shkatërrojnë atë menjëherë nga të gjitha pajisjet elektronike dhe çdo depozitë të dhënash, qoftë fizike apo digjitale, ku mund të jetë i ruajtur dokumenti.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.