Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    SBASHK dhe Këshilli i Prindërve diskutojnë për krizën në arsim, paralajmrohen veprime sindikale nga mesi i shtatorit

    28/08/2024 | 16:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës vizituan të mërkurën Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për të diskutuar gjendjen aktuale në arsim dhe mundësitë për zgjidhjen e kërkesave të anëtarësisë pa ndërmarrjen e veprimeve sindikale.

    Në një njoftim për media, SBASHK bëri të ditur se në takim ishin të pranishëm kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, të cilët informuan Këshillin e Prindërve të Kosovës mbi sfidat me të cilat po përballet arsimi në vend

    “Kemi shqetësime të thella për qasjen e gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe ndaj dialogut, i cili po mungon dhe kjo ka krijuar pakënaqësi në radhët e anëtarësisë,” thanë përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë takimit, duke shtuar se janë shtuar zërat për veprime sindikale nëse nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat legjitime të mësimdhënësve.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, përfshirë kryetarin Besnik Dragusha, nënkryetarin Visar Islami dhe sekretarin Enver Balaj, shprehën mirëkuptim për shqetësimet e SBASHK-ut, por theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut për të shmangur grevat

    “E kuptojmë situatën, por kërkojmë që të shtohen angazhimet për dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e drejtë pa nevojën për veprime sindikale,” thuhet në njoftim.

    SBASHK-u njoftoi se do të vazhdojë përpjekjet për dialog me institucionet, por nuk përjashtoi mundësinë e veprimeve sindikale nga mesi i shtatorit nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.