Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rama i nxjerr shifrat kosovarëve që shkuan në Shqipëri, thotë se Aeroporti i Tiranës e mundi për herë të parë aeroportin e Beogradit

    02/08/2024 | 11:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë shifrat e hyrjeve në Shqipëri, ku ka thënë se ka rritje krahasuar me vitin e kaluar si nga hyrjet përmes aeroportit ashtu edhe nga kufiri në Morinë.

    Rama ka thënë se nuk qëndron ajo se kosovarët kanë braktisur Shqipërinë, ku tha se sivjet kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet nga Morina, raporton Express.

    Edhe shifrat e hyrjes në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së Autostradës ku lexohet cdo hyrje, tregojnë se gjatë këtij viti kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se vjet. Ndërsa në korrik, 3 mijë më shumë se korrikun e shkuar. Edhe ajo teoria keqdashëse e përhapur këtë sezonë nga ca teori tjera për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është një zero me xhufka”, ka thënë Rama.

    Ndërkohë, nga Aeroporti tha se kanë hyrë mbi 1 milion e 200 mijë pasagjerë dhe se sivjet është thyer edhe rekordi i hyrjeve në një ditë.

    “Mbrëmë mora të dhënat e hyrjes në Shqipëri nga Aeroporti “Nëna Tereza” dhe kufiri i Morinës dhe mu duk e udhës që t’I ndaj me ju. Nga Aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milion e 200 mijë pasagjerë. Mbi 350 mijë më shumë se vjet. Këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë”, deklaroi Rama.

    Madje, shtoi se për herë të parë Aeroporti i Tiranës ka mundur Aeroportin e Beogradit për numër pasagjerësh.

    “Tirana e ka spostuar në vendin e dytë Aeroportin e Beogradit, i cili historikisht ka qenë i pari dhe absolut në rajon”, tha Rama.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Shyhrete Behluli me familje në pushime: Kësaj here të gjithë bashkë
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.