Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Një ditë pas ekzekutimit të shtesave 20 dhe 30 euroshe, Kurti e Murati vizitojnë dy çerdhe

    27/08/2024 | 15:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë vizituar dy kopshte për fëmijë në Prishtinë.

    Siç bën të ditur zyra për media e kryeministrit, qëllimi i vizitave ishte shënimi i fillimit të zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë.

    “Shtesat sipas skemës së re u ekzekutuan dje për herë të parë për mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin. Me anë të kësaj skeme mundësohet që secili fëmijë në Kosovë, pa dallim moshe të përfitojë së paku 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë, ata përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët”.

    “Vizitat u realizuan në çerdhen publike “Yllkat” si dhe në çerdhen publiko-private “Zogjtë” në Prishtinë, ku Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati u pritën nga Drejtoresha e kopshtit “Yllkat” Znj. Rifadije Sopi si dhe Drejtoresha e kopshtit “Zogjtë” Znj. Arta Shushka”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

    Bëhet e ditur se në këto dy kopshte qëndrojnë më shumë se 350 fëmijë të grupmoshave 9 muaj deri në 6 vjeç, të cilët njëkohësisht janë edhe përfitues nga skema e re e shtesave për fëmijë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.