Sot ka ndodhur një zjarr në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, ku raportohet se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 12:00 është raportuar për zjarr në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga informatat e para përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar”.
“Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Njësitë relevante kanë nisur hetimet për zjarrin”.