Sot, më 25.08.2024, duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, është mbajtur testi me shkrim për zyrtarë policorë nga minoritetet, shkruan portali i Vushtrrisë – “Vushtrria Press”.
Konkursi ka qenë i hapur deri me 05.08.2024.
Pritet që 275 kandidatë nga minoritete të marrin pjesë në fazën fillestare-testi me shkrim për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes për zyrtarë policorë.
Këtë proces e kanë përcjellë zyrtarë nga OSBE-ja dhe EULEX-i.
Testi me shkrim përbëhet nga 100 pyetje dhe është i dizajnuar të vlerësojë kandidatin në fushën e njohurive të përgjithshme, gjuhë dhe letërsi si dhe matematikë. Rezultati minimal i kërkuar për të kaluar testin me shkrim është 70% të përgjigjeve të sakta nga testi.
———