Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Murati: Niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor

    28/08/2024 | 12:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor, teksa u shpreh se afati prej një muaji deri në zbatim është caktuar në mënyrë që t’u japë kohë kompanive dhe institucioneve që të përgatiten për ndryshimet te paga minimale.

    Ai theksoi se Ministria e Financave do të sigurohet përmes mekanizmave të saj që ky vendim të zbatohet.

    “Ishte vendimi për rritjen e pagës minimale pas më shumë se 13 vjetëve, kur ishte përcaktuar niveli prej 130, përkatësisht 170, për pagën minimale. Me vendimin e sotëm, bëhet përcaktimi për orë pune ashtu siç e parasheh Ligji i Punës”, ka thënë Murati.

    “Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të fillojë së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave. Në mënyrë që ky vendim të zbatohet në plotni, do të sigurohemi përmes kontrolleve rutinore, apo përmes kontrolleve se vendimi i ri për pagën minimale nuk po zbatohet”, ka thënë ai. /eo

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.