Drejtori i Insitutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka theksuar rëndësinë që raportet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut “të ruhen, promovohen dhe ngritën në nivelin më lartë.”
Ai ka përmendur numrin e madh të shqiptarëve në këtë shtet si arsye të mjaftueshme e interesit jetik që “të dyja shtetet njëra-tjetrën ta shohin si aleat, të sillen dhe veprojnë si aleat duke respektuar njeri tjetrin.”
Miftaraj kritikoi kryeministrin Kurti pas vizitës në Maqedonië të Veriut në dritën e incidentit të madh në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Vizita në Shkup pa kërkim falje nga ana e Maqedonisë Veriore ishte e parakohshme dhe gabim”, tha ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut duhet të ruhen, promovohen dhe ngriten në nivelin më lartë.
Vet fakti se në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 800 mijë shqiptarë, është interes jetik I këtij shteti dhe anasjelltas i Kosovës dhe Shqipërisë që njera tjetren ta shohin si aleat, të sillen dhe veprojnë si aleat duke respektuar njeri tjetrin.
Mënyra si është trajtuar institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës është skandal diplomatik dhe më e pakta që do të duhej të pritej ishte kërkim falje nga Presidentja e Maqedonisë së Veriut dhe qeveria e këtij shteti dhe me zotim se ngjarje të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti nuk do duhej në asnjë rrethanë të pranonte kompromis tjeter. Vizita në Shkup pa kërkim falje nga ana e Maqedonisë Veriore ishte e parakohshme dhe gabim. Partitë politike dhe institucionet në Kosovë mund të kenë dallimet e tyre të brendshme por në raport me shtetet tjera duhet të veprojnë si një. Ne fund te fundit era e zgjedhjeve ne Kosove duhet te mbetet brenda kufinjeve te Kosoves dhe asesi te shfrytezohet politikisht ne vendet fqinje.
Cenimi i dinjitetit të Presidentit të Republikes se Kosoves prek secilin qytetar dhe institucion ne Republiken e Kosoves, ku hyn edhe vet qeveria e Kosoves.