Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mbi 161 mijë votues më shumë në zgjedhjet e 9 shkurtit

    28/08/2024 | 15:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shqyrtoi dhe miratoi raportin e Listës Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Për Klankosova.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka pohuar se Lista Preliminare e Votuesve përmban: 2,047,148 votues, pra 161,700 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Lokale 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.

    “Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 është: 209,878 votues, prej të cilëve:  124,366 votues mund të konsiderohen si votues të rinj që pas Zgjedhjeve Lokale, të mbajtura me datën 17.10.2021, kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i Departamenti i Gjendjes Civile”.

    “85,512 votues mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, pra votuesit që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i DGJC”, ka thënë Elezi. /Klankosova.tv

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.