Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti pyetet për takimin me shefin e CIA’s: Ka shkuar mirë, dëshmi për kujdesin e SHBA’së për sigurinë tonë

    27/08/2024 | 10:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Albin Kurti sot është pyetur nga gazetarët për takimin që pati me drejtorin e CIA’s, William Burns, javën e kaluar.

    Kurti tha se takimi “ka shkuar shumë mirë”, ndërsa potencoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për sigurinë e Kosovës, raporton Gazeta Express

    “Takimi ka shkuar shumë mirë dhe ne natyrisht që ne kemi bashkëpunim me SHBA dhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kjo është një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe të paqes, stabilitetit e sigurisë rajonale të Ballkanit Perëndimor”.

    Këto komente Kurti i bëri nga Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare ku u përuruan disa renovime të këtyre hapësirave. Bashkë me të ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.