Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti komenton vizitat e fundit, thotë se po e presin raportin final për Urën e Ibrit

    28/08/2024 | 11:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Albin Kurti i ka komentuar vizitat e kaluara dhe pasuese të ditëve të fundit, ku është folur edhe për situatën e hapjes së Urës së Ibrit.

    Ditë më parë për vizitë ishte shefi i CIA-s, William Burns, teksa nesër për vizitë është Thomas Goffus, ndihmës-sekretar i Përgjithshëm për Operacionin e NATO-s, sot delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, teksa  javën e ardhshme, dy ministra të Jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s.

    “Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm, kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë të cilat ecin paralelisht me sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe progresin demokratik dhe ekonomik”, tha Kurti.

    “Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull, trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, raporton Klankosova.tv

    “Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës, ashtu edhe në Bashkimin Evropian”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.