Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kastrati i ashpër: Populli në varfëri, Kurti fjalime të mëdha për notin në Ujman e Urën e Ibrit

    26/08/2024 | 18:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati, ka reaguar pas statistikave se Kosovës është shteti i dytë më i varfër në Evropë.

    Kastrati, me një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se qyetarët mbesin peng të premtimeve të pa realizuara e me xhepat bosh.

    Ai shkroi se qyetarët po jetojnë në mes të varfërisë e Kurti po lavdon për notin në Ujman e urën në Mitrovicë.

    “TË NDERUAR BESIMTARË TË KURTIT – A HAHET ALBIN KURTI? Sipas ” The World of Statistics” Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës (e cila është në luftë)Qytetarët me xhepin bosh mbesin peng të premtimeve të paplotësuara të Kurtit. Ata janë peng të valëve retorike të Kurtit për notin në Ujman e të cilat ai i ngrit mbi ëndrrat e tyre të zbehura. Qytetarët jetojnë në mes të thatësirës së varfërisë, ndërsa Kurti shpalos fjalime të mëdha e lavde për notin në Ujman e urën në Mitrovicë. Në Kosovën e zhytur më varfëri valvitet flamuri populist i Kurtit i ngritur në rrënojat e ëndrrave e zemrave të thyera të rinisë kosovare. Siç do të thoshte Francis Fukuyama: “Kur retorikat e tepruara shpërfillin nevojat ekonomike të popullit, ajo që mbetet është një komb i ndarë mes premtimeve të zbrazëta dhe realitetit të hidhur.” Rrasne Albin Kurtin si biftek!”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.