Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Hoxhaj e akuzon Qeverinë për padituri e pasivitet: Kurti e izoloi Kosovën

    30/08/2024 | 21:09
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e kanë bërë një Kosovë pa kurrfarë politike të jashtme dhe pa asnjë aleat në rajon.

    Hoxhaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se izolimi që i është bërë Kosovës vjen si pasojë e një qeverie passive dhe të paditur në marrëdhënie ndërkombëtare.

    “Izolimi, pos që është pasojë e një qeveri pasive dhe e paditur të Kosovës në marrëdhënie ndërkombëtare, atij i është shtuar edhe politika e ledhatimit të Serbisë nga Berlini dhe Parisi, ku për interesa afatshkurtëra gjeopolitike dhe ekonomike, është duke u rrezikuar rendi i krijuar në Ballkan me përfundimin e luftërave në Jugosllavi”.

    Tutje, Hoxhaj thekson se Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerr vendin nga izolimi.

    Kurrë më shumë se tash, Kosovës i duhet një qeveri e cila e nxjerrë vendin nga izolimi dhe komunikon edhe karshi partnerëve të saj gabimet strategjike që po bëhen me ledhatimin e Serbisë, gjë që sot është gabim, por do të jetë edhe në të ardhmen”.

     

     

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.