Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj në Vushtrri: Kategoritë e Lirisë po përballen me varfërinë për shkak të politikave të gabuara të qeverisë

    26/08/2024 | 16:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij të sotme në Vushtrri, ka takuar veteranë të luftës dhe familjet e dëshmorëve.Haradinaj ka thënë se shumica e qytetarëve të Vushtrrisë përballen me mungesë të perspektivës e me varfëri.

    “Në Vushtrrinë e traditës e të qytetarisë, pata mundësinë të flas hapur me jo pak prej qytetarëve të saj, që nga mësuesit e studentët, pensionistët e të papunët, të punësuarit e deri te përfaqësuesit e Kategorive të Lirisë. Fatkeqësisht shumica prej tyre me halle jetike, mungesë perspektive e mirëqenieje, të përballur edhe me varfërinë, kjo kryesisht për shkak të politikave të gabuara të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.Haradinaj ka vizituar edhe Zyrën e Familjeve të Dëshmorëve.

    “Vizitova edhe Zyrën e Familjeve të Dëshmorëve, ku kisha nderin të takoj edhe disa familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë të mi nga Vushtrria, të rënë heroikisht në Zonën e Dukagjinit. Ne besojmë në një Kosovë ku veteranët dhe familjarët e dëshmorëve nderohen ashtu siç e meritojnë”, është shprehur Haradinaj.Ai ka thënë se pas 9 shkurtit do të kalojmë në një tjetër nivel të angazhimit e përgjegjësisë.

    “Pas 9 shkurtit do të kalojmë në një tjetër nivel të angazhimit, përgjegjësisë por edhe vendosmërisë për një jetë më të dinjitetshme, që do të mundësojë:•Përfshirjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së në baraz-vlerë me pagën minimale, e cila nuk do të jetë më e ulët se 500 euro.

    •Implementimin e Ligjit për statusin e vlerave të luftës, i cili mundëson përkrahje institucionale dinjitoze për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët.•Veteranëve do t’u mundësohet të punojnë pa ju hequr pensioni”, ka përfunduar Haradinaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.