Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Sipas dokumentit, AIP-ja e ka gjobitur këtë kompani 20 mijë euro.
Një gjobë të tillë, gjatë javës së shkuar e mori edhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).


