Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gërvalla pas rritjes së pagës minimale: Kjo vjen si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë

    28/08/2024 | 18:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka komentuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.
    Ajo ka thënë se ky vendim prek rreth 150 mijë punëtorë të cilët aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj, shkruan lajmi.net.

    Gërvalla thotë se me këtë rritje, e me mbështetjen ndaj familjeve e shtesat ndaj fëmijëve, po rritet mbështetja e qytetarëve për punësim dhe mirëqenie.

    Teksa ka shtuar se qeverinë e presin edhe shumë vendime tjera “që vijnë si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë”.

    “Nga muaji tetor i këtij viti, asnjë i punësuar në Kosovë, pavarësisht sektorit apo vendit të punës, nuk do të paguhet më pak se 350 Euro në muaj për një orar të plotë pune. Sot, me vendimin që miratuam, kemi bërë realitet rritjen e pagës minimale, duke e çuar atë në 350 euro dhe duke e liruar plotësisht nga tatimi. Ky vendim prek drejtpërdrejt rreth 150 mijë punëtorë që aktualisht marrin më pak se 350 euro në muaj”.

    “Me këtë rritje të pagës minimale, mbështetjen ndaj familjeve, shtesat për fëmijë dhe politikat e tjera fiskale, rrisin edhe një herë mbështetjen për familjet dhe qytetarët tanë në punësim dhe mirëqenie”, tha Gërvalla./Lajmi.net/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • 13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në një shkollë fillore në Prizren
    • Kosovarit dhe shtetasit gjerman i kapen në veturë mbi 138 mijë euro
    • Vranët e shi, ky është moti për sot
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.