Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Nazmi Mulaku, “mjekut” që cili pretendonte se shëronte sëmundje të ndryshme. I njohur me nofkën “Bio Mulaku”, ai dyshohet për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.
Sipas të dhënave që vetë “Bio Mulaku” ka prezantuar në rrjete sociale, ai shëron sëmundje të panjohura nga mjekësia. “Dëgjimi i zërave, magjia e zezë, martesat..”, janë disa nga problemet që pretendonte se sheronte ‘mjeku’ popullor.
Gazeta Insajderi ka siguruar aktvendimin e gjykatës në të cilën thuhet se arsyeja e vazhdimit të paraburgimit për dy muaj është se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura për të cilat kanë dëshmuar disa nga viktimat e dëmtuara nga “Bio Mulaku” dhe bashkëpunëtori i tij, Përparim Ibishin.