Një gazetar ka raportuar në polici se nëpërmjet Facebookut në adresën e portalit kishte pranuar një video në gjuhen ruse ku shihej një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rexhip Dragaj, në pjesën jugore të Mitrovicës, të mërkurën, ndërsa raportimi në polici është bërë të premten.
Policia tha se është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.