Kombëtarja e Spanjës ka fituar ndaj Francës me rezultatin 2:1, për të siguruar finalen e madhe të Kampionatit Evropian, EURO2024.Në këtë ndeshje shkëlqeu i riu Lamine Yamal, i cili realizoi golin e barazimit për Spanjën dhe gjatë tërë takimit ishte fantastik me driblimet e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes, Rabiot tha se Yamal duhet të bëjë shumë më shumë nëse do ta eliminojë Francën.
E menjëherë pas takimit, Yamal iu drejtua kamerave duke thënë: “Flisni tani”.