Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Borrelli në përvjetorin e Srebrenicës: Mohimi i gjenocidit – shuplakë në fytyrën e drejtësisë

    11/07/2024 | 12:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryediplomati evropian, Josep Borrell, vlerësoi se pajtimi në rajon pas luftërave të viteve 1990 është përgjegjësi e të gjithëve dhe se liderët e vendeve duhet të refuzojnë retorikën e ndarjes.

    Në një tekst autori për gazetën Politika, ai deklaroi se një nga kapitujt më të errët në historinë moderne evropiane u shkrua në korrik 1995, duke deklaruar se më shumë se 8,300 djem dhe burra u vranë sistematikisht dhe u varrosën në varre masive në kodrat përreth Srebrenicës, transmeton Klankosova.tv.

    “Ekziston ende një tendencë shqetësuese e mohimit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin. Çdo mohim i gjenocidit është një shuplakë në fytyrën e drejtësisë dhe një pengesë për pajtimin. Qëndrimi i BE-së është i qartë – nuk ka vend për mohimin e gjenocidit , revizionizëm historik apo glorifikimi i kriminelëve të luftës në shoqëritë që vlerësojnë të vërtetën dhe drejtësinë”, shtoi ai.

    Shefi i diplomacisë evropiane theksoi më tej se  29 vjet më vonë, “14 prej atyre viktimave, të cilat u identifikuan së fundi”, do të gjejnë qetësinë e tyre në Qendrën Përkujtimore dhe Varrezat e Srebrenicës – Potoçari, transmeton Klankosova.tv.

    Borrelli mes tjerash theksoi se pajtimi është përgjegjësi e të gjithëve dhe se duhet të bëhet praktikë e përditshme e kudogjendur në politikë, arsim dhe çdo sferë tjetër të përditshmërisë, përcjell Euronews.rs.

    “Roli i liderëve politikë në rajon është, mbi të gjitha, të refuzojnë retorikën e ndarjes dhe të promovojnë në mënyrë aktive pajtimin, i cili, përsëri, kërkon respekt për faktet historike, nderim për viktimat dhe nxitjen e një kulture paqeje dhe bashkëpunimi”, shtoi zyrtari i lartë i BE-së, transmeton Klankosova.tv

    Ai vuri në dukje se Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kanë vërtetuar padiskutim se ky krim është gjenocid.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.