Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimin “Komandati suprem, po të presim”, janë vendosur në disa objekte në katër komunat veriore.
Rreth kësaj çështjeje, IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për atë rajon, Veton Elshani, ku ai konfirmojë rastin dhe tregojë se është hapur rasti ”Nxitje e Urrejtjes”.
‘’Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë.
Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes.
Nuk kemi të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit’’, tha ai për IndeksOnline.