Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore në Lisbonë në ndeshjen miqësore ndaj Portugalisë me rezultatin 2:1.
Kroatët shënuan të parët me anë të mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, Portugalia barazoi rezultatin me anë të Diogo Jota në minutën e 48’të.
Bruno Fernandes vs Luka Modric pic.twitter.com/iuCWISrQ9G
— centredevils. (@centredevils) June 8, 2024
Kur u mendua se kombëtarja vendase do të rikthehej në lojë, doli në skenë sulmuesi i Osasunas, Budimir që shënoi për shifrat 1:2.
Kroacia me këtë fitore dhe Portugalia me këtë humbje e mbyllin ciklin e miqësoreve para ndeshjeve të Euro 2024.
Kujtojmë që Kroacia është në të njëjtin grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë./Indeksonline/