Policia në Ferizaj ka nisur hetim pasi në veturën e një të dyshuari ka gjetur kanabis.
“Njësiti patrullues ka ndalur një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, drejtuesi dhe një pasagjer kanë lënë veturën dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në veturë dhe afër saj janë gjetur dhe konfiskuar; 3 bimë të dyshuara të llojit Kanabis dhe 5 vazo. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së